Curasept Afterapid Gel

https://wellpharma.amo.al/web/image/product.template/32760/image_1920?unique=8146a70

1,080.00 L 1080.0 ALL 1,200.00 L

1,200.00 L

Not Available For Sale

    This combination does not exist.


    CURASEPT AFTE RAPID PROTECTIVE GEL DNA *10ML

    Aftet janë një nga tipet më të zakonshme të lezioneve të mukozës orale. Në formimin e tyre ndikojnë disa faktorë si: stresi, lodhja e tepërt mendore dhe fizike, disa alergji dhe mungesat e disa vitaminave.

    Linja CURASEPT AFTE RAPID është e indikur në rastet:

    • e afteve, stomatiteve aftoze ose afteve difuze
    • e lezioneve të shkaktuara nga aparatet ortodontike,protezat,nderhyrjet kirurgjikale
    • e infeksioneve virale, mykotike ose bakteriale
    • e patologjive kronike të lidhura me ulje të imunitetit

    Përmbajtja:

    • Kompleksi DNA/RNA – ndihmon në rigjenerimin qelizor në zonën ku është vendosur afte
    • Acid Hialuronik – redukton inflamacionin në zonë dhe ndihmon rigjenerimin qelizor

    Xheli paradontal mbron zonën aftoze dhe ndihmon në largimin e dhimbjes. I përshtatshëm për aftet e lokalizuara dhe për një veprim më të lokalizuar tek to. Ndihmon izolimin e afteve dhe redukton mundësinë për irritime të mëtejshme.

    Indikohet më tepër në aftet e lokalizuara, stomatitet aftoze, lezionet nga aparatet ortodontike, mungesa e vitaminave, stomatite të shkaktuara nga kimioterapia ose radioterapia.

    Mënyra e përdorimit:

    Aplikohet një sasi e vogël xheli direkt tek aftet nëpërmjet aplikatorit të përfshirë në paketim 2-3 herë në ditë. Nuk shpëlahet dhe nuk duhet të konsumohen pije ose ushqim deri në 1 orë, pas aplikimit.